FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina

Forca e Sigurisë së Kosovës e ka certifikuar grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina të cilët për gjashtë javë ndoqën trajnimin nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe instruktorët amerikanë të EUCOM.

Përmes një postimi në Facebook në faqen e tyre zyrtare, thuhet se gjatë këtyre javëve kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurtë.

“Në kuadër të ndihmës që ka ofruar Kosova për të mbështetur shtetin e Ukrainës në përballimin e agresionit rus, sot në Kazermën e Deminimit në Prizren, është certifikuar grupit i pestë i kursantëve nga Ukraina, të cilët për gjashtë javë radhazi ndoqën trajnimin EOD Niveli 1&2, nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe instruktorët Amerikanë të EUCOM. Gjatë këtyre javëve kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në përfundim thuhet se grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin në njësit e tyre në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera dhe zvogëlimin e rrezikut për popullin ukrainas.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews