Dështimet e politikës së brendshme dhe të jashtme të Qeverisë Kurti

Mandati i Qeverisë Kurti  në përfundim e sipër, përveç nën skandalet e politikës së brendshme në vend, po merr përmasa shqetësuese edhe  në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Dështimi i bashkëpunimit me SHBA-të si aleati dhe sponzorizuesi i pavarësisë së Kosovës, tashmë i ka reagimet e Depatamentit të Shtetit Amerikan nga të dyja partitë kryesore të Amerikës, republikanët dhe demokratët.

Demokratët  me mos bashkëpunim dhe mospritje në Shtëpinë e Bardhë për asnjë herë gjatë mandatit, republikanët për selame se Kurti “s’ka çka  na pret nëse  fiton Trump”.

BE ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, pas aksioneve të pa koordinuara  policore në veri të vendit, ndërsa në perspektivën e anëtarësimit në KiE, Kosova ka dështuar  për shkak të mos dërgimit të draft statutit Franko-Gjerman në  Komisionin e Këshillit të Evropës, pas të cilit raundi i  tretë dhe kryesor për pranim në këtë organizatë kryesore që  i jep Kosovës ngjyrë shteti në Evropë, ka dështuar.

Kosova nën mandatin e Qeverisë Kurti, nuk është njohur as pranuar nga asnjë shtet në rruzullin e tokës, përkundër  shpenzimeve enorme të disa ministrave  të Qeverisë Kurti dhe vetë Kryeministrit e  Ministres së Jashtme nëpër botë.

Shpenzimet  milionëshe të dy ministrave të Qeverisë Kurti në Evropë,  sipas anëtarit të kryesisë së AAK-së  Daut Haradinaj, më i votuari në top treshen e kësaj partie, “për pak ditë do të sjellin të paktën dy arrestime  të dy ministrave të Qeverisë Kurti për miliona harxhime  jashtë shtetit  dhe ata tashmë e dinë  këtë fakt, sepse nuk i merr gjumi natën…”, ka deklaruar para disa netësh në emisionin  “Pressing” daut Haradinaj.

Aferat korruptive

Aferat e brendshme të përfshirjes në korrupsion në ministrinë e Liburn Aliut ku kanë filluar arrestimet dhe në atë të Rozeta Hajdarit që pritet të ndodhin  arrestime pas atyre që u hapën për  vjedhjen e rezervave shtetërore, sipas emaileve të shkëmbyera, nuk e privojnë nga  pjesëmarrja në afera as Kryeministrin Kurti.

Aferat  me “mafian energjetike të Ballkanit”, ku janë intervistuar  nga Prokuroria e shtetit Martin Berishaj dhe është mbajtur në paraburgim dhe më pas i është ngritur aktakuzë ish kryeshefit të KEK-ut Nagip Berisha, për të cilat  kanë qenë në dijeni Kryeministri dhe Presidentja që i mbronin të dyshuarit, është një segment tjetër që dëshmon  abuzimet me pushtetin e Qeverisë Kurti.

Pohimet  se kjo Qeveri “ka shtuar   dy kilometra asfalt dhe ka ndërtuar  një urë”, duke mos pasur  rezultate në rritje  pagash dhe duke orjentuar  shpartallimin e parasë publike, po llogaritet si  avullim i buxhetit  me mbi 2100 tenderë një burimorë, për të cilët tashmë, përveç prokurorisë, di aq shumë edhe publiku, është dështim i plotë në menaxhimin e financave në segmentet  jashtë ligjore.

Ikjet jashtë shtetit

Propaganda e Qeverisë Kurti e unifikuar si një makineri deklaratash të deformuara, po përgënjeshtrohet  çdo ditë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe instancat tjera  të shtetit duke nisur nga  largimi  masiv i rinisë nga vendi, numri i të cilave arrin qindra mijëra  largime vetëm përmes aeroportit “Adem Jashari”.

Drejtori ARC-së, Blerim Camaj, bënë të ditur se “gjatë këtij nëntëmujori janë lëshuar edhe mbi 206 mijë  letërnjoftime dhe  352 mijë e 555 pasaporta dhe vetëm tash  kërkesa ka rënë në suazat e normales”, ka thënë Camaj.

Qeveria Kurti, po kritikohet ashpër edhe për pjesëmarrje në Bruksel në nivel krye negociatorësh Besnik Bislimi e Petar Petkoviç, takim i cili  po komentohet se po ndodh për të mbetur brenda agjendës së financimit të BE-së  nga fondi prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor prej të cilave Kosova përfiton 880 milionë, por nën ombrellën e zbatimit të Marrëveshjes së Brukseli nga dialogu Kosovë-Serbi.

“Takimi i nesërm do të jetë më ndryshe nga takimet e mëparshme ku lehtë ka qenë të prognozohej se asgjë nuk do të ketë dhe faktikisht asnjë takim i tyre nuk solli asnjë rezultat. Ky takim po bëhet në kohën ku BE ka futur fondin e rritjes në tavolinë nga i cili që të dy palët presin fonde astronomike nga BE. Kosova për tri vjet pritet që të marrë 880 milionë euro”, ka thënë Avni Arifi nga AAK.

Politika e jashtme e Kurtit, ka nxitur  nacionalizmin serb në Maqedoninë Veriore dhe në Mal të Zi

Politika e jashtme e Kosovës  përqendrohet  në shtyllat  konkrete të cilat determinohen nga realiteti politik që ka Kosova. Së pari prioritet është njohja, dhe këtu Qeveria Kurti nuk e ka pasur asnjë rezultat të vetëm, pasi për pesë vite asnjë vend nuk e ka njohur Kosovën” ka thënë ish diplomati i Kosovës  dhe deputeti Enver Hoxhaj për Front Online, duke vazhduar:

”Prioritet i dytë është anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare dhe Kosova ka dështuar të anëtarësohet në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim të mundshëm në asnjë organizatë ndërkombëtare deri më tash” thotë ai.

Hoxhaj, prioritet të tretë të diplomacisë kosovare e konsideron politikën rajonale të Kosovës, dhe për këtë sipas tij, Kosova ka dështuar, sepse  me ndihmën e Kurtit erdhën në pushtet forcat pro-serbe në pushtet si në Maqedoninë Veriore ashtu edhe në Mal të Zi.

”Prioritet i tretë është politika rajonale e Kosovës dhe politika që ka ndjekur Kurti ndaj rajonit është se me Shqipërinë nuk kemi asnjë bashkëpunim relevant, strategjik, politik, ekonomik, ndërsa me vendet e rajonit vetë Kurti ka mbështetur forcat politike të cilat me thelb kanë mundësuar ardhjen e atyre në pushtet si në RMV dhe Mal të Zi që janë forca pro-serbe, po flas për partitë poltike maqedone dhe malazeze,  e jo për ato shqiptare,” thekson ai.

Për ish-shefin e diplomacisë kosovare, raportet e Kosovës me SHBA-në dhe BE-në kurrë nuk kanë qenë më keq se sa tani.

”Prioritet tjetër është marrëdhënia jonë me BE-në, sivjet bëhen dy vite për të marr statusin e kandidatit dhe askush nuk e ka shqyrtuar kërkesën tonë për ta marr këtë status. Prioritet i Kosovës është koordinimi dhe bashkëpunimi me SHBA-në, dhe kurrë nuk i kemi pasur punët me keq me SHBA-në dhe partnerët tjerë. Nuk ka asnjë fushë të diplomacisë që ka ndonjë rezultat”, deklaroj Hoxhaj. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews