Pse u pezulluan tenderët e Ministrit Çeku dhe Alban Hyseni për Stadiumin e Gjilan?

I pari i Gjilanit Alban Hyseni, nuk po arrin t’i kalojë problemet e shumta komunale e as  buxhetin e komunës, në një lëmsh problemesh qeverisëse, pas të cilave ai vetë  ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit Komunal, diçka sikur  kishte kërkuar shefi i tij partiak Albin Kurti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, me kusht që Qeveria të funksionojë pa kuvend.

Alban Hyseni që u akuzua për punësime  balldëzesh e tezesh nën dukuri të egër nepotizmi  egoist në pushtetin e Vetëvendosjes në Gjilan, ka dështuar në menaxhimin e financave të ndara nën privilegj enorm të  Kryeministrit. Investimet  zero karshi posedimit të financave të bollshme, e bëjnë të parin e Gjilanit, të dyshimtë në punët me projektet qytetare, duke tejkaluar  normat morale dhe kompetencat ligjore në kontrata me operatorët .

Në kuadër të shkeljeve të shumta në investime kapitale të karakterit lokal, Alban Hyseni, duke provuar ta shtrij dorën e të fortit, ka shkelur edhe  ligjet e prokurimit duke mos respektuar rregulloret e zbatimit të çmimeve në tenderët operativ, siç është rasti i tenderimit të stadiumit të Gjilanit ku u favorizua kompania fituese edhe pse dy milionë më e shtrenjtë se  operatori  ndjekës.

Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit grupit të operatorëve ekonomikë që ofruan ofertën më të shtrenjtë.

Sipas  dokumenteve të siguruara të gazetës Telegram News, marrë nga Infokus, me të cilin Komuna i është drejtuar konzorciumit me letrën standarde për tenderuesin e suksesshëm.

Hyseni i dha këtë tender konzorciumit “Demiri Cartenbau CmblI”, “Avag Group SH.P.K”, “Bl-Bau. SH.P.K., “Bujar Shabar”, “B.L: Kosova”, “Asfalt SH.P.K”, “K.N.T.SH. Teuta – M”, “SH. R.M. Lagerstrasse 1-1”, “6600 Lubendorf” për 14 milionë e 997 mijë euro.

Për afro 2 milionë euro më shtrenjtë se sa kishte ofertuar grupi më i lirë në listën e tre konzorciumeve, apo 1 milionë e 720 mijë euro.

Çmimi më i ulët që i ishte ofruar komunës së udhëhequr nga Hyseni ishte 13 milionë e 274 euro.

E megjithatë komuna e Gjilanit më pas kishte hedhur hi syve  duke thënë  në letrën për tenderuesin më të suksesshëm se grupi i operatorëve të përzgjedhur ekonomikë  kishte ofertuar çmimin më të ulët.

Në letër arsyetohej veprimi duke saktësuar:

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se ju keni dorëzuar [tenderin me çmimin më te ulët] si përgjigje ndaj [njoftimit të kontratës] për aktivitetin e prokurimit të lartcekur. Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e ofertuar dhe sipas kushteve të saktësuara në tenderin tuaj dhe në pajtim me afatet dhe kushtet të cilat kanë qenë të specifikuara në Njoftimin për Kontratë dhe në dokumentet të cilat e përbëjnë dosjen e tenderit. Çmimi i cili është ofertuar 14,997.804.00 euro”, thuhet në letrën standarde për tenderuesin e sukseshëm.

Projekti për renovimin e stadiumit të Gjilanit, ka qenë premtim i Alban Hysenit  në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, i mbështetur  nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Hajrullah Çekun.

Paraprakisht Çeku e kishte  dhënë një lloj deklarate premtuese nën ironi duke treguar se ai ishte një lloj shpëtimtari  i projektit të stadiumit të Gjilanit për të cilin kishte ndarë 15 milionë euro për renovim dhe kjo ishte  në kohën e vet të ekzekutimeve pasi ndryshe tenderimet do të vazhdonin në kontinutet pa u kryer punët.

Megjithatë as premtuesi, pra ministri Çeku nuk e kaloi pragun  dhe në muajin janar  të këtij viti kur pritej  të kryhej puna rreth procedimit të prokurimit, tenderi  për renovimin e stadiumit të Gjilanit, u pezullua.

Vendimi u mor pas kërkesës për ri-shqyrtim të tenderit të parashtruar nga Operatori Ekonomik Bardhi Ndërtim SH.P.K. Kompani kjo nën pronësinë e biznesmenit, Bardhyl Zuka.

OSHP  pezullon tenderin e MKRS-së së Çekut dhe e çon në Gjykatën e tenderëve  renovimin e stadiumit të Gjilanit

Jeta e tenderimit për renovimin e stadiumit të Gjilanitnën MKRS, ka pasur fatin e shpresës vetëm një muaj, sepse kërkesa për sigurimin e 20%, ankesa e kompanisë që qoi në pezullimin e tenderit

Tenderi i Ministrisë së Sportit u pezullua nga OSHP-ja pas ankesës që bëri operatori ekonomik “Grupi i “Conex”L.L.C” duke e konsideruar diskriminuese kërkesën e ministrisë për sigurim të 20% të shumës së tenderi 15 milionësh.

Sipas kësaj ankese Ministria në krye me Hajrullah Çekun akuzohet se po diskriminon kompanitë me kërkesën për sigurimin e 20% të çmimit të kontratës.

“Kërkesa për këtë sigurim ne përqindjen 20% te Çmimit të kontratës është diskriminuese dhe me një kosto po ashtu te lartë financiare për shumicën e kompanive me kapacitete  normale ne ekonominë e RKS, janë disa arsye te cilat do te diskriminojnë dhe do te dështojë faza post fituese e kontratës:

  1. Nëse shuma e ofertës sipas projektit është rreth 15,000.000 Euro dhe me 20% shuma është 3,000.000 Euro e sigurimit te ekzekutimit te vlerës, kjo shumë sipas rregullores se re te BQK-së si dhe rregullores po ashtu te re te kompanive te Sigurimit ne Kosovë duhet sigurohet kolateral-sigurim te shumës me koeficient 1,7 here deri ne 2 here pra nga 5,100,000 deri ne 6,000,000 Euro hipoteka dhe makineri qe kompanisë ti lejohet vlera e Sigurimit te ekzekutimit 20% e sipas gjendjeve 5 kompanive ky kriter është total diskriminuese”, thuhet në ankesën e bërë nga kompania.

Sipas kompanisë që ka bërë ankesën me këtë kërkesë të ministrisë për sigurim të 20% do të shkaktonte kosto të papërballueshme për kompaninë fituese edhe nëse kësaj të fundit i lëshohet kredi nga banka.

Po ashtu nëse bankat do te aprovojnë këtë shumë e 3,000,000 euro do te krijoj kosto te papërballueshme për kompaninë fituese, nëse një interes bankar për afat 36 muaj (sipas afatit ekzekutimit punëve) -3 vite me një përqindje mesatare prej 7% NIV për OVD (mbitërheqje). Atëherë kompanisë fituese do ti krijohet për tri vite rreth 20% kosto shtesë nga vlera 3,000,000 e Sigurimit te ekzekutimit e që shuma do te arrijë ne rreth 600,000 euro kosto shtesë -interes bankarë-kamatë, dhe po ashtu obligative pengu-hipoteka dhe bllokime aseteve për aprovim te shumës 20% me koeficient 2 mbulimit 6,000,000 Euro nga zotimi 15,000,000 Euro sipas vlerës se planifikuar te projektit”, thuhet në vazhdimin e ankesës.

Eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka rekomanduar që të anulohet plotësisht tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit e  kjo nënkupton  se gjithçka fillon nga pika zero. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews