Sveçla nga Turqia dënon sulmin në kompaninë turke të mbrojtjes në Ankara

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka rastisur të jetë në Turqi në ditën kur ndaj Kompanisë Aksionare të Industrive Ajrore Turke në Ankara, u krye një sulm.

Nga sulmi mbetën të vrarë katër dhe u lënduan 14 persona.

Për këtë ngjarje ka reaguar Sveçla.

“Vetëm pak orë pas këtyre takimeve, Turqia u trondit nga sulmi terrorist në Kompaninë Aksionare të Industrive Ajrore Turke në Ankara, ku sipas të dhënave humbën jetën katër dhe u lënduan 14 persona. Akte të tilla janë një tragjedi jo vetëm për viktimat dhe familjet e tyre, por për të gjithë ne që vazhdojmë të punojmë për paqe dhe siguri. Dënojmë ashpër këtë sulm terrorist dhe shprehim ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.{, ka shkruar ai.

Sveçla po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës është pritur në takime të ndara nga Ministri i Brendshëm i Republikës së Turqisë, Ali Yerlikaya dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler.

Ministri i brendshëm ka njoftuar se kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve.

“Deri tash institucionet tona duke ritheksuar kështu përkushtimin për angazhim të mëtejmë me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbrojtjes për qytetarët tanë dhe vendin tonë. Duke qenë se u takuam përgjatë kohës që po mbahet panairi Saha Expo 2024, diskutuam edhe për mundësitë që ofron ky panair si dhe nevojat e ngritjes së kapaciteteve tona në fushën e sigurisë. Pas takimit me Ministrin e Brendshëm z. Yerlikaya, nënshkruam edhe marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë me qëllim të luftimit efikas të krimit të organizuar, migrimit të paligjshëm, trafiqeve të ndryshme e terrorizmit.”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews