Amerikanët konfirmuan: Ushtarët e Koresë së Veriut janë në Rusi, kjo do të ketë pasoja në Evropë dhe Azi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha sot se ka prova që ushtarët e Koresë së Veriut janë në Rusi dhe se mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë atje.

“Ka prova që forcat e Koresë së Veriut janë në Rusi,” u tha Austin gazetarëve në Romë sot, raporton Reuters. “Çfarë saktësisht po bëjnë atje? Kjo mbetet për tu parë. Këto janë gjëra që duhet të adresojmë, “shtoi Austin, transmeton Telegram News.

Siç raporton New York Times, Austin e quajti praninë e trupave të Koresë së Veriut në Rusi një “shkallëzim shumë serioz” që “do të kishte pasoja si në Evropë ashtu edhe në Azi”.

Kujtojmë, mbrëmë presidenti ukrainas citoi inteligjencën për përgatitjen e dy brigadave që përmbajnë deri në 12,000 ushtarë të Koresë së Veriut, të cilët duhet të marrin pjesë në luftën kundër ukrainasve krah për krah me ushtarët rusë. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews