Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës profesori Enver Hasani, në një intervistë në TV21, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, ka rrezikuar shtetësinë, duke kontekstualizuar procesin e ridefinimit të qenies së shtetërore.
Shkurt e shqip, Hasani ka thënë se këto marrëveshje, i kanë dhënë rast Serbisë ta kontestojë shtetësinë e Kosovës.
“Serbia ka fitu të drejtën me pëlqimin tonë me ta kontestu shtetësinë dhe ato [marrëveshjet] nuk zhbëhen lehtë”, tha Hasani duke shtuar se këto marrëveshje sjellin dëm Kosovës.
Nga pikëpamja juridike sjellin dëm sepse marrëveshjet e kanë përmbysë projektin kushtetues nga viti 2008, kur ne e quanim atëherë “forcat rregullatorë të Kushtetutës, e që favorizonte minoritetin serb përballë minoriteteve tjera…”
A mund ta rihapin çështjen e statusit të Kosovës, apo jo sipas deklaratave të Profesor Enver Hasanit dhe nëse presidentja Vjosa Osmani ka shkelur kushtetutën duke refuzuar emërimin e Kryeprokurorit të shtetit dhe duke funksionuar prokuroria me ushtrues detyre të Kryeprokuroit, njohësi kushtetues dhe juridik, profesori universitar Blerim Burjani thotë:
“Mos emërimi i Kryeprokurorit të shtetit, është dështim dhe dëm për shtetin. Është veprim në kundërshtim me Kushtetutën, derisa asnjë institucion nuk mund të jetë e as funksionojë me pozitë vakant, ose me ushtrues detyre. Posti ushtrues detyre është i pa ligjshëm me mbi tre muaj funksionim” ka thënë për Telegram News, analisti juridik Burjani duke prezicuar e pajtuar pjesërisht me profesorin Enver Hasanin i cili ka thënë:
“Në rastin konkret nuk bëhet fjalë për mosfunksionim ose mosmarrëveshje institucionale për të cilat ajo [presidentja] ka përgjegjësi, por në rastet e tjera Presidentja ka dështuar”, tha Hasani.
Burjani: SHBA e as BE, kurrë më nuk do ta hapin çështje e statusit të Kosovës
Lidhur me deklaratat e Hasanit rreth mundësisë së riaktualizimit të statusit të Kosovës pas marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, Blerim Burjani ka thënë:
“Nuk qëndrojnë gjërat e as nuk është ashtu si i interpreton Enver Hasani. Marrëveshjet apo anekset, apo nëse mediat e kane shtrembëruar deklaratën e tij, por BE dhe SHBA asnjë herë më nuk do të hapin çështjen e statusit, apo tentativën për të rrënuar pozicionin kushtetues të Kosovës, pra as Marrëveshja e Ohrit as ndonjë aneks nuk është në kundërshtim me parimet për normalizim, prandaj kërkojnë që edhe drafti për statutin të shkojë në Gjykatë, sepse sipas tyre, ekspertët evropianë kanë hartuar një draft statut që nuk prek rregullimin kushtetues të Kosovës dhe nuk do të ketë autonomi, apo çfarëdo lloj tjetër që prek shtetin unitar, realisht ka zgjerim të drejtave, por pa emërtime juridike sipas pikëpamjeve të mia dhe analizave ligjore. Jam kundër arbitrazhit që prek vendim marrjen e institucioneve të Kosovës në mënyrë të një anshme e kjo është e pa pranueshme. Shteti sovran në gjithë territorin e saj nxjerr vendime dhe të gjitha komunat apo qytetarët duhet t’i rrespektojnë. Pra, nuk mund të ketë arbitrazh në asnjë mënyrë dhe as që duhet folur për këtë çështje pa marr parasysh se si e interpretojnë draft statutin tyre BE, hapja e statusit për çështje territoriale të Kosovës nuk do te ndodh asnjë herë jo që po them unë por as SHBA e as BE, nuk do të lejojnë asnjë herë rikthime në dialog për tema që denigrojnë dhe shkatërrojnë Kosovën”, ka deklaruar Burjani.
E vërteta është se dialogu është i vdekur për momentin, dhe se duhet gjetur mënyrën si të ridefinohet në të ardhmen.
Kthim prapa në struktura paralele nuk do të ketë, por integrim të serbëve po, pra do të ketë organizim paralel, thotë analisti juridik Blerim Burjani/Telegram News