Vritet me thikë 15-vjeçari në Shkodër, Policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. I mituri me iniciale E.Gj. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas policisë, 15-vjeçari është qëlluar me thikë, pas një debati për motive të dobëta.

“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër”, raporton policia.

Autori nuk dihet ende se kush është, por po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews