Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshje miqësore në muajin qershor në udhëtim te Norvegjia.
“Dardanët” do të kenë vetëm një ndeshje miqësore këtë muaj derisa do të përballen në Oslo me Norvegjinë.
Përzgjedhësi Franco Foda ende nuk e ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar për këtë duel.
Mirëpo klubi rumun, Rapidi i Bukureshtit ka zyrtarizuar se dyshja kosovare Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani janë ftuar për këtë ndeshje.
“Ermali dhe Albioni janë thirrur në Kombëtaren e Kosovës për duelin miqësor kundër Norvegjisë së Haaland më 5 qershor në Oslo”, ka shkruar faqja zyrtare e Rapidit.
Si Rrahmani ashtu edhe Krasniqi deri më tani kanë nga katër paraqitje me Dardanët.