Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj ka thënë se ndjehet i mërzitur për “gjendjen” që e ka sjellur Qeveria Kurti në Ushtrinë e Kosovës.
Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” akuzoi qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai ka pohuar se “loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë”
“I mërzitur me gjendjen në të cilën Qeveria Kurti e ka sjellë Ushtrinë e Kosovës.Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme. Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare. Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndrrojmë Qeverinë!”, ka shkruar Haradinaj.