Një zyrtare policore është plagosur me armë zjarri nga kolegu i saj brenda stacionit të Policisë së Kosovës Jugu.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, ka thënë për Telegram News se kanë pranuar, policen e plagosur në QKUK.
“E kemi pranu një police të plagosur sot në mëngjes. E kemi ekzaminuar dhe trajtuar dhe më pas e kemi transferuar në Klinikën e Ortopedisë”, tha Syla.