Por, Haziri në një deklaratë dhënë për GazetaBlic theksoi se heqja e sanksioneve prap nuk do të ndodhë, pasi siç thotë ai, kërkesat janë tjera për largimin e tyre.
“Anulimi i një vendimi verbal, meqë nuk kemi parë vendim të shkruar, mbi lejimin e mallrave serbe që të rikthehen në Kosovë, largon vetëm mundësinë që Kosova të mos suspendohet nga CEFTA dhe si pjesë e procesit të mekanizmit të Berlinit”, tha Haziri.
“Ndërsa, çësthjet që kanë të bëjnë me sanksionet financiare dhe ngrirjen e 272 milionë eurove si investime në fondet e BE-së dhe anëtarësimin në Këshillin e Europës përmes Këshillit të Ministrave si moratorium i vendosun me demarsh të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, nuk do të ndodhë sepse kushtet dhe kërkesat ndaj qeverisë së Kurtit janë tjera”, shtoi ai.
Ai kritikoi gjithashtu kryeministrin Kurti për veprimet e tij, duke theksuar se ai po sillet sipas agjendës së tij të fshehur për konsum të brendshëm, pa u interesuar për marrëdhëniet me BE-në, NATO-n, SHBA-në dhe shtetet e tjera në rajon.
“Krejt çka ndodhi deri tani është që z. Kurti, në marrëdhënie të kushtëzuara me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë, po vazhdon të sillet konform agjendës së tij të fshehur për konsum të brendshëm politik, duke mos u interesuar për nivelin e marrëdhënieve të Kosovës, në veçanti me BE-në. Por, këto raporte ka ndikim edhe me NATO-n, SHBA dhe me shtetret në regjion”, tha Haziri.