Miliarderi Elon Musk iu bashkua kandidatit presidencial republikan Donald Trump në një tubim në Butler, në vendin ishte tentuar të vritet ish-presidenti amerikan në korrik të këtij viti.
Musk mbështeti hapur Trump në mediat sociale, por kjo është hera e parë që ai i është bashkuar atij në një tubim, transmeton Telegram News.
Mesazhet e tij ishin jashtëzakonisht të qarta. Musk tha kështu se “nëse Trump nuk fiton, këto do të jenë zgjedhjet e fundit”, dhe se ai është “kandidati i vetëm që do të ruajë demokracinë” në Shtetet e Bashkuara.
Ai akuzoi Partinë Demokratike, kandidaten e tyre presidenciale Kamal Harris, për përpjekjen për të “hequr të drejtën e lirisë së fjalës”, si dhe të drejtën për të zotëruar armë dhe për të votuar.
Përveç Musk, ndër të tjera, tubimi përfshinte gjithashtu anëtarë të familjes Corey Comperatore, personin që u vra gjatë tentim vrasjes së Trump që u zhvillua në Butler më 13 korrik të këtij viti. /TelegramNews/