Dyshohet se 10 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe minibusi në autostradën “Ibrahim Rugova”, Prizren.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Hoxha tha se se në aksident janë përfshirë një veture me targa vendore dhe një minibus me targa te huaja.
“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën,,Ibrahim Rugova” Prizren – Veri eshte shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një Minibusi me targa te huaja. Sipas informatave të para nga njesitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar te cilet jane derguar per trajtim mjeksor. Eshte njoftuar prokurori perderisa njesitet kompetente policore jane duke hetuar shkaqet e aksidentit”, tha ai. /TelegramNews/