Haziri i reagon ministrit Aliu pas deklaratës së tij për autostradën Prishtinë-Gjilan

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, komentoi deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili pranoi se premtimi për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan në 2023 ishte bazuar në informacione të gabuara.

Haziri kërkoi që Aliu të pranojë dështimet në ndërtimin e Stadiumit të Qytetit, vonesat e rrugëve dhe impiantit për trajtim të ujërave të zeza. Ai theksoi se projektet që kishin përgatitur ishin ndaluar për tri vite, dhe tani po pranohen gabimet dhe vonesat.

“Duhet ta pranojë se krejt ‘projektet e Lutës’, siç po u referohet ekzekutivi i Gjilanit, u urdhëruan që të ndalen qe tri vite, ndërsa tash, me fillimin e tetorit, pranohen gabimet e vonesat por edhe fillimi i tri projekteve që i lamë të gatshme.

Shantazhi dhe kërcënimi i z.Hyseni ndaj Kuvendit Konunal është mospranim i gabimeve dhe vonesave të tij në dështimet në Gjilan. Anamoravën kjo Qeveri po e deshton me qëllim!”, shkroi Haziri.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews