Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin thotë se asnjëherë s’e mendoi mundësinë për ta lënë jashtë mesfushorin Granit Xhaka.
Zvicra do t’i zhvillojë dy përballje në muajin tetor, ku të shtunën më 12 tetor do të jenë mysafir i Serbisë.
Në konferencë për media ku edhe bëri me dije emrat e të ftuarve, Yakin tha se asnjëherë nuk e mendoi mundësinë për ta lënë Xhakën jashtë, shkaku që është i pazëvendësueshëm në sistemin e lojës.
“Kurrë nuk e morëm në konsideratë që të mos e merrnim Granitin me vete në Gjermani. Sigurisht është ndeshje emocionale për të, por nuk duhet gjithnjë të kujtojmë të kaluarën”.
“Granit Xhaka është rikthyer. Na ka munguar shumë ndaj Spanjës. Serbia është garuesi ynë direkt dhe ende kemi një situatë për ta rregulluar ndaj Danimarkës”.
Ndër të tjera, Yakin tha se nuk pret që Xhaka të pensionohet në të ardhmen e afërt dhe që aktualisht “Helvetikët” nuk kanë zëvendësues direkt të shqiptarit.
“Nuk mendoj se Graniti do të pensionohet në të ardhmen. Është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta ndërtuar aksionin. Është gjithnjë i gatshëm në mesfushë. Kemi zëvendësues të mirë si Zakaria, Sierro dhe Jashari. Por, një zëvendësues direkt është vështirë për t’u gjendur”.