Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një bisedë të hapur me pensionistë, ka shpalosur pjesë të programit tonë që trajton kategoritë e pensionistëve për periudhën 2025-2029.
Haradinaj ka thënë se pensionistët janë injoruar skajshëm nga kjo qeveri dhe janë lënë me pensione që nuk garantojnë as minimumin ekzistencial të tyre.
“Në një bisedë të hapur përmbajtësore në Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, pata rastin të informohem në hollësi për pozitën jashtëzakonisht të rëndë të pensionistëve, të cilët janë injoruar skajshëm nga kjo qeveri dhe janë lënë me pensione që nuk garantojnë as minimumin ekzistencial të tyre. Më këtë rast, në cilësinë e kandidatit për kryeministër nga koalicioni; AAK, Nisma, Konservatorët dhe E-30, pata kënaqësinë që ta shpalos një pjesë të programit tonë që trajton kategoritë e pensionistëve për periudhën 2025-2029”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë: