Lëvizjet demografike të popullsisë konsiderohen si normale në të gjitha vendet që kalojnë një tranzicion nga një sistem ekonomiko shoqëror në tjetrin, ku zakonisht ndodhin lëvizjet e popullatës nga lufta, krizat ekonomike, sëmundjet, epidemitë, fatkeqësitë natyrore, jostabiliteti ekonomik, urrejtja fetare, uria, varfëria, lakmia etj.
Republika e Kosovës përballet me problemin e migrimit që nga vitet e paraluftës ku gjatë viteve 1990/92, kemi pasur një emigrim të jashtzakonshëm të të rinjve shqipëtarë, që atyre kohërave ndiqeshin nga ushtria fashiste serbe, ushtri kjo që i kërkonte të rinjët shqiptar për ti rekrutuar në ushtrinë atëherë jugosllave, por me qëllim që këta të rinjë ti angazhojë në luftë kundër Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Afro 220 mi të rinjë kryesisht djem ishin ndjekur jashtë vendit vetëm në periudhën 1990/1992. Trendi pozitiv i rritjes së popullsisë në Kosovë ka fillu që nga paslufta e dytë botërore ku me regjistrimin e vitit 1953 Kosova numëronte 816 mijë banorë, por rritja ka vazhdu edhe me regjistrimin e vitit 1961, 1971, 1981 për të arritur në shifren prej 1.96 milion në regjistrimin e fundit në ish – jugosllavi në vitin 1991.
Shqetësimet tona ishin edhe në të kaluaren, atëherë kur ishim të okupuar, shtypur, ndjekur e burgosur pa mëshirshëm nga serbosllavët, të vrarë e të persekutuar por përkundër krejt këtij terrori shtetror, shqiptarët rriteshin në numër edhe pse emigrimi drejt përendimit ishte bukur i lartë. Sot kur kanë kaluar më shumë se 25 vite që fituam lirinë, poashtu shteti ynë sivjet festoi 16 vite pavarësi, megjithatë shqiptarët nuk po arrijnë ta gjejnë veten e tyre në vendin që deklarativisht dukej se e duan shumë, duke mos arritur të dëshmohet atdhedashuria me numrin e pjesëmarrjes në luftën çlirimtare të UÇK-së.
Pak spjegime për dy nocionet me të cilat po përballet tmerrësisht popullata shqiptare nga të gjitha territoret e Shqipërisë etnike.
Cili është kuptimi i emigrimit dhe imigrimit?
Fjala Migrim rrjedh nga latinishtja që e ka kuptimin e shpërnguljes, thjesht migrato do të thotë ndërrim vendbanimi për individë apo grupe të vogla e të mëdha të njerzëve.
1. Emigrimi-paraqet ikjen e qytetarëve nga vendi drejt një shteti të huaj.
2. Imigrimi-paraqet lëvizjet e qytetarëve nga një vendbanim në tjetrin, nga fshati në qytet apo lëvizje brenda vendit.
Para se të ndodhin migrimet gjithëmonë ekzistojnë shkaqet apo shtytësit për të marrë një vendim të shpërnguljes, akt ky që historikisht ka qenë i dhimbshëm dhe me pasoja të pariparueshme për shqiptarët.
Zakonisht migrimet mund të jenë:
– Migrime natyrore, të cilat vijnë si pasojë e epidemive të ndryshme, ndryshimeve atmosferike, fatkeqësive natyrore, sëmundjeve në masë etj.
– Migrimet shoqërore, për pasojë kanë luftrat, jostabilitetin politik, luftrat fetare, klanore etj.
– Migrimet ekonomike, burojnë nga mungesa e ushqimit, varfëria, papunësia, dëshira për jetë më të mire, mungesa e një arsimi të mire, shëndetësia, sigurimi shëndetësor social etj.
Tani shtrohet pyetja se me cilat lloje të migrimeve është përballur popullata shqiptare e Kosovës?
Mendoj se shqiptarët e Kosovës janë përballur me lloje të ndryshme të migrimit para e pas lufte. Migrimet në përgjithësi mund të jenë:
– të brendshme dhe të jashtme,
– të përhershme e të përkohshme,
– me vetëdëshirë e me dhunë si dhe
– ekonomike e joekonomike.
Kosova u vonua për 3 vite me regjistrimin e popullsisë, megjithate në vitin 2024 e kreu regjistrimin e planifikuar për vitin 2021 kur për shkak të pandemisë KOVID 19 ishte shtyer deri në këte vit. Rezultatet e shpallura janë të frikshme, Kosova ka një rënie të madhe të numrit të popullsisë e cila në kushte e rrethana normale do të duhej ti afrohej 2 milionshit. Në të vërtetë Kosova sot numëron afërsisht 1.59 milion banor, apo ma pak se në regjistrimin e vitit 2011 diku mbi 153 mi, derisa shifrat tregojnë se shteti yn nga viti 1991 ka një zvoglim tmerrësisht të lartë të popullsisë diku për 370mi banor.
Faktorët e rënies së natalitetit nga këndi ekonomik
Tani mund të merremi me faktorët që kanë ndiku në rënjen kaq të madhe të popullsisë në shtetin tonë. Mendoj se faktorët kryesor pse popullata jonë po ik nga vendi janë:
– Emigrimi për shkaqe ekonomike
– Mungesa e perpektivës për një të ardhme ekonomike,
– Jo stabiliteti politik,
– Humbja e besueshmërisë në politikën e vendit,
– Mungesa e investimeve të jashtme,
– Sistemi arsimor i pareformuar,
– Mungesa e sigurisë shëndetsore,
– Sistemi pensional i paqëndrueshëm,
– Rreziqet nga rritja e ekstremizmit fetar,
– Friga e përballjes me varfërinë,
– Pagat e ulëta në sektorin publik dhe ate privat,
– Varfëria, pasiguria dhe kërcnimet e vazhdueshme nga fqiu yn Serbia,
– Rritja e vazhdueshme e çmimeve të konsumit,
– Mungesa e një sistemi shëndetësor dhe spitaleve publike që ofrojnë shërbime të dobëta,
– Friga nga sëmundjet, për të cilat kërkohet kosto e lartë për trajtim,
– Lakmia për një jetë më të mire etj.
Emigrimi dhe rënia e natalitetit janë shkaqet kryesore të rënjes së numrit të popullsisë. Zakonisht aty ku fillon shkollimi dhe urbanizimi i popullsisë ndodh rënia e natalitetit, derisa emigrimi zakonisht ndodh si shkak i kushteve ekonomike dhe rënies së mirëqenies ekonomike. Emigrimi apo largimi i të rinjve nga Kosova zakonisht vjen për shkakun e mungesës së investimeve, mungesës së vendeve të punës, pamundësive për t’u avancuar në profesion, mungesës së profesioneve specifike, arsimit të dobët, sistemit shëndetësor shumë të brishtë, sistem të mjerë pensional, mungesë të shtëpive për kujdes ndaj të moshuarve dhe plot mungesa të tjera të cilat rrisin shkallën e emigrimit jashtë vendit.
Mburrja e Qeverisë gjoja me uljen e shkallës së papunësisë ku sipas Barometrit Ballkanik Kosova qëndron më së miri në Ballkanin Përendimor me shkallë të papunësisë prej 4%, le që kjo shifër nuk është e vërtetë, por njëkohësisht tregon edhe papërgjegjësinë e atyre zyrtarëve të subjektit kryesor politik në vend i cili publikon shifra të tilla që nuk u besojnë as vetë.. Më e pakta që në këte rast do të duhej të merrej parasyshë nga vetë Qeveria, janë rezultatet e papunësisë që Agjencioni i Statistikave të Kosovës i publikon në baza mujore ku ndër të tjera thuhet se: Papunësia në vendin tonë për muajin gusht ishte 10.7%, Bruto Produkti Vendor 4.27%, Inflacioni mesatar për 8 muaj 2.14, vetëm muaji gusht 1.4%., paga mesatare më e ulëta në rajon 521.00€. këto janë shënime zyrtare dhe në të gjitha rastet do të duhej të ju besonte qeveria e cila vet i prodhon e përpunon ato nëpërmjet ARBK-së.
Personalisht nuk ju besoj këtyre shënimeve e sidomos shkallës së papunësisë e cila në asnjë rrethanë nuk mund të jetë 10.7% e aq ma pak 4%. Derisa ARBK dihet se nga çka shërbehet gjatë përpunimit të shënimeve, nuk e kemi shumë të qartë se cilat janë mostrat e Barometrit Ballkanik nga të cilat fitohet një shkallë e papunësisë e vendit më të varfër në Evropë të del e barabartë me papunësinë në Zvicër.
Sipas një përllogaritje të thjeshtë që personalisht e kam bërë, ka rezultuar se papunësia në Kosovë është diku afër 35%.
Llogaritja është shumë e thjeshtë në bazë të formulës:
Popullsia minorene dhe studentët = Numri i përgjithshëm i popullësisë. Numri i popullësisë së aftë për punë% e papunësisë = Popullsia e aftë për punë – Të punësuarit sipas ATK-së – Të gjitha skemat pensionale
% e papunësisë = 1,160,000 – 440,000 – 320,000
Shkalla e papunësisë = 34.5%
Shkruan: Selatin Retkoceri
Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të Telegram News.