Futbolli do të mbetet pa një tjetër legjendë, Iniesta po pensionohet

Legjenda e Barcelonës dhe e Spanjës, Andres Iniesta do të pensionohet nga futbolli në moshën 40 vjeçare.

Veterani i mesfushës ka qenë lojtar i lirë qe disa muaj pas eksperiencës së fundit me ekipin Emirates FC, ndërsa tash ka vendosur t’i japë fund karrierës si profesionist.

Iniesta është njëri prej lojtarëve më të mëdhenj dhe më të dashur në Spanjë, ndërsa me “Stuhinë e Kuqe” e kishte fituar Kupën e Botës dhe ishte protagonist me golin e shënuar në lojën shtesë në finale.Gjithashtu, ishte lojtar kyç në triumfet e Spanjës në Euro 2008 e në Euro 2012, shkruan “Football Espana”.

E mbylli eksperiencën me Kombëtaren pasi i shënoi 14 gola dhe i bëri 131 paraqitje, duke u bërë lojtari i pestë me më së shumti paraqitje për Spanjën pas Sergio Ramos, Iker Casillas, Sergio Busquets e Xavi Hernandez.

Iniesta pritet ta zyrtarizojë vendimin për pensionim më 8 tetor.Ai njihet si njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Në total e ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, nëntë herë La Ligan, gjashtë herë Copa del Rey, tri herë Botërorin e Klubeve, shtatë herë Superkupën e Spanjës dhe tri herë Superkupën e Evropës.

Iniesta i ka zhvilluar 674 ndeshje me Barcelonën, me të cilën i realizoi 57 gola dhe asistoi në 135 raste në periudhën 2002-2018.

Më pas, ai i kaloi pesë vjet në Vissel Kobe në Japoni duke i zhvilluar 134 ndeshje dhe duke kontribuuar me 26 gola e 25 asistime para se të lëvizte drejt Dubait vitin e kaluar.

Aty i realizoi 5 gola dhe e bëri një asistim në 23 paraqitje.

Karriera e Iniestas do të mbyllet me statistika impresionuese prej 1,016 ndeshjesh të zhvilluara, prej tyre 107 gola të shënuara dhe 191 asistime të dhuruara.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews