Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS, në 10-vjetorin e themelimit të tij. Takimi është mbajtur në Uashington.
Gërvalla ka thënë se 25 vjet pas çlirimit, Kosova jep kontributin e saj për paqe dhe siguri globale.
“Republika e Kosovës tashmë, 25 vjet pas çlirimit të saj, jep kontributin e saj serioz për paqe dhe siguri globale. Terrorizmi dhe radikalizmi nuk kanë vend në shoqërinë dhe shtetin tonë. Prandaj, jam e lumtur për mundësinë e krijuar për të shkëmbyer ide dhe përvoja të vlefshme me kolegë nga rajoni dhe e gjithë bota”, tha ministrja. /TelegramNews/