Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se sot, në Kuvendin e Kosovës priten të ratifikohen tri marrëveshje ndërkombëtare: dy me Bankën Botërore dhe një me Bankën Evropiane për Investime.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se këto marrëveshje burojnë në bazë të anëtarësimit të Kosovës të cilat kanë ndodhur në regjimin e kaluar
“Sot, në Kuvendin e Kosovës priten të ratifikohen tri marrëveshje ndërkombëtare: dy me Bankën Botërore dhe një me Bankën Evropiane për Investime.
Këto tri marrëveshje burojnë nga marrëveshjet bazë të anëtarësimit të Kosovës në këto banka, të cilat anëtarësime kanë ndodhur në ‘regjimin e kaluar’”, tha ai.
Më tej, Hoti tha se Qeveria e Kosovës ka marrë kredi mbi 90 milionë euro nga Banka Botërore dhe sipas Hotit kjo kredi është e gabuar dhe se kreditë merren në kohë krizash.
“Marrëveshja me Bankën Botërore është në shumë prej 90.3 mil euro si mbështetje direkte buxhetore për ligjet që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës. Kjo praktikë e marrjes së kredisë për të mbushur buxhetin është e gabuar. Kreditë e tilla merren në kohë krizash kur ka rënie të të hyrave buxhetore. Zakonisht kreditë në vite normale buxhetore merren për projekte kapitale. Kjo kredi nuk është e relfektuar në strategjinë e borxhit 2025-2027”, tha ai.
Deputeti tha se Kosova po vuan për politika të mira e jo për mjete.
“Kosova nuk po vuan për mjete, por për politika të mira. Është e pakuptimtë që buxheti të mbahet në llogarinë e Qeverisë në Bankën Qendrore të Kosovës, e të merret kredi”, shtoi ai. /TelegramNews/