Qeveria e shtetit të Çekisë ka mbështetur idenë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s,Stoltenberg për sulme të Ukrainës brenda shtetit rus me armët e Perëndimit.
Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala e ka cilësuar nevojë të drejtën për sulme ukrainase në Rusi pasi është një shtet i sulmuar i cili për t’u mbrojtur, ka të drejtën e mbrojtjes me të gjitha mjetet në disponim.
Brenda BE-së ekzistojnë dallime për sa i përket sulmit të tillë brenda Rusisë dhe tash për tash, Gjermania është hezituese e këtij koncepti të luftës në favor të Ukrainës.