Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka folur rreth mundësive nëse Kosova do të gjindet në një situatë ku do të ketë rrezik të përsëritet një rast tjetër sikurse ai i Banjskës.
Basha u shpreh se ne mundemi të presim gjithçka nga Serbia dhe se duhet të jemi të përgaditur.
“Për Serbinë çdo qytetarë i Republikës së Kosovës e njeh edhe e din, është e njëjta Serbi për mos me thanë i njëjti President që ka qenë ministri i propagandës kur i kanë dhunuar njëzet mijë vajza e gra në këtë Republikë, prandaj ne presim gjithçka prej tyre por për ne është e rëndësishme të jetë e njoftuar bashksia ndërkombëtare dhe njëkohësisht ne të përgaditemi qoftë politikisht duke i njoftuar ata për rreziqet që vijnë, por qoft edhe duke e forcuar ushtrinë dhe policinë tonë”, tha Basha në Tëvë1.
Deputeti Basha ka folur dhe për deklaraten e sotme të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier ku shprehet se është e përshtatshme për Serbinë, por jo për Kosovën.
“I përshtatet Serbisë, asnjëherë Kosovës. Serbia është ai shtet që nuk respekton asnjë vlerë demokratike, është shtet autokrat që vazhdon me qenë faktori kryesor destabilizues në rajon”, ka thënë Basha.