Seanca fillestare ndaj tre të arrestuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit është shtyrë për datën 9 nëntor.
Kjo është bërë me kërkesë të mbrojtjes së të dyshuarve të cilët kanë kërkuar që të shtyhet seanca pasi që sipas tyre nuk kanë marr dosjen e rastit në kopje fizike por në mënyrë elektronike.
Mbrojtja tha se shkresat e lëndës dhe aktakuzën e kanë marrë të hënën pasdite dhe nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për tu përgatitur.
“Me qellim te paraqitjes së mbrojtjes efikase dhe deklarimit të mbrojtjes për fajësinë, gjykata këtë seance do ta shtyj për datën 9 tetor”./TelegramNews./