Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu drejtua komunitetit global gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke kritikuar ashpër qëndrimin e vazhdueshëm ndërkombëtar për pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen e dhënë për FSK-në.
Vuçiq shprehu zhgënjimin me atë që ai e quajti “agresionin kundër Serbisë”, teksa akuzoi Perëndimin se po i ofronë armatim çdo ditë armatim FSK-së.
“Ata që kryen agresion ndaj Serbisë, që tentojnë të ndajnë një pjesë të territorit të saj, ende tentojnë të na bindin se e vetmja zgjidhje demokratike dhe e arsyeshme është ndarja e Kosovës nga Serbia dhe po i ofrojnë armatim çdo ditë asaj që vetëquhet sot e ashtuquajtur Forcë e Armatosur e Kosovës dhe ajo që nesër do të bëhet Forcë e Armatosur e Shqiptarëve në territorin e Serbisë”, tha ai.
Ai më tej ka thënë se shteti serb “nuk është shërbëtor as i Rusisë e as i ShBA-së”.