Hezbollah ka paralajmëruar publikun libanez të mos skanojë kodet QR të broshurave të hedhura nga aeroplanët luftarakë izraelitë në zona të ndryshme në të gjithë Libanin.
Në një deklaratë, departamenti i mediave Hezbollah tha se broshurat izraelite ishin hedhur në Luginën Bekaa.
“Ju lutemi mos hapni ose ndani kodet QR, ato duhet të hidhen menjëherë sepse janë shumë të rrezikshëm. Ky kod mund të nxjerrë të gjitha informacionet për pajisjet tuaja dhe paraqet një kërcënim për sigurinë tuaj. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të jeni të kujdesshëm, “raportoi Hezbollahu, transmeton Telegram News.
Të paktën 558 njerëz janë vrarë, përfshirë 50 fëmijë dhe 95 gra, dhe 1.835 janë plagosur në sulme izraelite ndaj Libanit që nga e hëna në mëngjes, sipas Ministrit të Shëndetit Liban, Firas Abiad.
“Shumica e viktimave në sulmet izraelite që nga e hëna në mëngjes janë civilë të pafajshëm në shtëpitë e tyre. Kjo hedh poshtë pretendimet e armikut për sulmet ndaj luftëtarëve të Hezbollahut”, theksoi ministri. /TelegramNews/