Netanyahu bëri një “video për njerëzit e Libanit”: Merrni seriozisht këtë paralajmërim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, lëshoi të hënën një mesazh video për “njerëzit e Libanit”. Në fjalimin e tij, ai theksoi se lufta e Izraelit nuk është kundër popullit libanez, por kundër Hezbollahut.

“Lufta e Izraelit nuk është me ju, por me Hezbollahun. Për shumë kohë, Hezbollah ju ka përdorur si një mburojë të gjallë. Ata kanë vendosur raketa në dhomat tuaja të jetesës dhe predha në garazhet tuaja, “tha Netanyahu. “Këto raketa dhe predha synojnë qytetet dhe qytetarët tanë direkt. Për të mbrojtur njerëzit tanë nga goditjet e Hezbollahut, ne duhet të shkatërrojmë ato armë”, u shpreh Netanyahu, transmeton Telegram News.

“Unë ju bëj thirrje që ta merrni seriozisht këtë paralajmërim. Mos lejoni që Hezbollah të rrezikojë jetën tuaj dhe jetën e të dashurve tuaj. Mos lejoni që Hezbollah të kërcënojë Libanin. Ju lutemi merrni gjërat tuaja dhe ikni. Kur të mbarojë operacioni ynë, ju do të jeni në gjendje të ktheheni në mënyrë të sigurt në shtëpitë tuaja. ”

Këto fjalë vijnë në një kohë kur aeroplanët luftarakë izraelitë vazhdojnë të godasin objektivat e Hezbollahut në jug dhe lindje të Libanit. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews