Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë homazhe te varri i heroit, Afrim Bunjaku.
Orav në “X”tha se mendimet e tij janë me familjen e Bunjakut, kolegët dhe gjithë popullin e Kosovës që kërkon drejtësi.
“Mendimet e mia janë me familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës që kërkon drejtësi. Ne bëjmë thirrje për ndjekjen e shpejtë të autorëve”, ka shkruar ambasadori Orav./TelegramNews./