Ramadani: As në ëndrrën më të keqe s’e kishim parë se një ditë ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet

Ish-kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani ka thënë se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajtohen pa dinjitet.

Madje sipas tij, të njëjtit për arsye të pagave po e lëshojnë ushtrinë, shkruan TelegramNews.

“Kur i bëmë ligjet për Ushtrinë, as në ëndrrën më të keqe nuk kishim parë se vjen një ditë kur ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet. E për arsye të pagave do të lëshojnë ushtrinë.  Shifrat e publikuara sot nga Ramush Haradinaj, atëherë Kryeministër dhe faktori kryesor vendimmarrës për bërjen e Ushtrisë, dëshmojnë emergjencën për të përmirësuar kushtet e Ushtrisë. Besoj se të gjithë duhet t’i bashkohemi thirrjes së tij për rininë e Kosovës që të bëhen ushtarë dhe për ushtarët të qëndrojnë në shërbim”, tha ai.

Ndryshe, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka thënë se mbi 11 për qind të ushtarëve janë larguar nga FSK në vitin 2023 dhe 2024.

Sipas të parit të AAK-së, kjo është alarmante, por që sipas tij kjo gjendje do të ndryshojë me ardhjen e tij në pushtet.

Madje ai premtoi se në muajt e pare të Qeverisë së re paga më e ulët në FSK do të jetë 1 mijë euro./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews