“Serbia ka struktura propagandistike në Kosovë që janë të ndërtuara për të krijuar situata të krizave”

Procesi dezinformues i Serbisë në Kosovë është i natyrës historike dhe ka ndodhur në praktikën politike për 100 vjet të sundimit të saj në Kosovë, por ka vazhduar edhe gjatë një çerek shekulli të fundit në shtet ndërtimin e Republikës së Kosovës.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak gjatë vizitës së fundit në Kosovë para dy javësh dezinformoi opinionin se ish kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka tërhequr letrën e saj nga KiE, e cila ishte shtruar në shtatë kërkesat e kushteve të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë.

Letra e Bërnabiqit nuk ishte tërhequr nga KiE dhe këtë e pranoi edhe vetë ajo.

Serbia si mjet dezinformues në Kosovë e ka Listën Serbe dhe mekanizma të tjerë të cilët e paraqesin gjendjen shumë të rëndë dhe shpërthyese.

Ditë më parë presidenti i Serbisë Vuçiq, ishte në prag të realizimit të një ideje për të ndërtuar një kauzë të largimit të serbëve nga veriu i Kosovës duke i vendosur në Sangjak të Novi Pazarit dhe brenda Serbisë, në mënyrë që t’i paraqet serbët si “viktima të terrorit shqiptar”, në mënyrë që të dënohej Kosova dhe në kuadër të kësaj propagande organizoi edhe bllokadat e kufirit drejt Kosovës nga ana e Serbisë, proces që dështoi, pasi dezinformatat e Serbisë nuk u plasuan si të vërteta.

Analisti politik Blerim Burjani thotë për Telegram News se “Serbia i ka instrumentalizuar serbët e Kosovës dhe ka një numër spiunesh të BIA-s në Kosovë përmes të cilëve i orienton serbët kryesisht veriorë në jetën politike. Krejt ky orientim bëhet për shkëputje të veriut të Kosovës gjë që është nën tension edhe sovraniteti i shtetit”, thotë Burjani dhe shton:
“Serbia ka struktura propagandistike dhe dezinformuese në Kosovë që janë të përditshme dhe të ndërtuara për të krijuar situata të krizave, për çka sot Kosova është nën saknsione të BE-së pasi Qeveria nuk ka qenë e aftë t’i shmang krizat në veri”.

Historiografi Nusret Pllana ka thënë gjithashtu se historikisht Serbia ka zbatuar program dezinformues për Kosovën edhe në qarqe ndërkombëtare për çka në kongreset e qendrave të vendosjes Berlin, Paris, Londër, ka ndodhur copëtimi i tokave shqiptare.

“Edhe sot në Kosovë ku është e pranishme fuqia ushtarake e QUINT-it, Serbia bën fushata propagandistike në dëm të Kosovës dhe përmes tyre arrin qëllimet e veta strategjike në politikën ndërkombëtare.
Kosova duhet të jetë e gatshme për bashkëpunim me SHBA-të dhe aleatët perëndimor për ta amortizuar këtë propagandë që i ka rrënjët në Rusi”, thotë Pllana./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews