Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, ministrin e tanishëm të Financave, Hekuran Muratin, dhe deputetin Armend Muja.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami drejtoi kritikat veç e veç për secilin prej tyre por arsyeja ishte se sipas saj Kurti, Murati dhe Muja po bëjnë propagandë për zhvillim ekonomik të Kosovës.
Deputetja tha për Kurtin që duhet t’i tregoj qytetarëve lidhur me 273 milionë euro tendera e që sipas saj bëhet fjalë për tendera sekret.
Madje, Bajrami tha se si është e mundur që të intervistohet Mihali, e cila nuk ka funksion në Qeveri e as në KEK.
“ALBIN KURTI, para se me përmend fjalën EKONOMI duhet me ju tregu qytetarëve për 273 milionë Euro tendera sekret. Ai duhet me tregu se qysh ka mundësi që për një rast korrupsioni në KEK me u intervistu qoftë edhe në cilësinë e deshmitarës një zyrtare e lartë e LVV-së, e cila nuk e ka asnjë funksion as në Qeveri as në KEK. Ajo ka funksion të lartë në parti, çka duhet me dëshmu partia këtu?
Edhe në cilësinë e dëshmitarëve do të ishte deri diku e arsyshme me u intervistu, këshilltarët e Nagip Krasniqit, ata që punojnë në KEK, se mbase e kanë udhëzu gabimisht, me u intervistu ata që punojnë në divizion të prokurimit, njësia e kërkesës, zyra ligjore apo cilido punëtor i KEK-ut, por me u intervistu dikush që asnjë lidhje zyrtare nuk e ka me KEK-un, qysh? Përveç kur prokurimi i 273 miliononë euro të tenderëve sekret gatuhet në zyret e LVV-së, aty ku Dejona është zyrtarja më e lartë, siç tha Glauku, ajo i koordinon ”politikat profesionale” të LVV-së”, tha ajo.
Ndërkaq për Muratin, deputetja tha se ai po krenohet teksa në tremujorin e parë kur ka filluar mandatin ai rritja ekonomike ka qenë 16.32% e tani Bajrami thotë se është më e ulët se kurrë më parë.
“Hekuran Murati u krekos me rritjen ekonomke në dy tremujor të këtij viti, u krenu aq shumë saqë njerëzit fillun me dyshu se qysh ka mundësi që ata nuk po e shohin këtë lulëzim ekonomik që po e sheh Hekurani, por harroj se kur e ka marrë postin e ministrit rritja ekonomike në atë tremujor ka qënë 16.32%.
Ani pse nuk ka kurrfarë lulëzimi ekonomik dhe norma vjetore e rritjes ekonomike kur përjashtojmë pandeminë dhe bumin postpandemik është me e ulëta në historinë e pas pavarësisë, e çmimet janë me të lartat”, tha ajo.
Bajrami shtoi një sërë kritikash për Muratin se cili ka qenë kontributi i tij në rritjen ekonomike duke ia përmendur edhe tenderat 273 milionësh e rritjen e tatimit në pronë.
“Pyetja legjitime është cili është kontributi i qeverisë/Hekuranit në rritje ekonomike, edhe në këtë pak rritje që e kemi sot?
• 273 milionë euro tendera sekret të shpërndarë nëpër dosta, rritja e tatimit në pronë, administrata Tatimore e uzurpuar që dy vite nga një drejtor pa mandat, 520 milionë subvencione për entitet publike apo 4 milionë euro subvencione (0.13% e buxhetit të vitit 2024) për ndërmarrje private”, theksoi ajo.
E për Mujën, deputetja e cilëson si “kreativ në manipulimet e tij” dhe thotë se për këtë duhet me ja dhënë hakun.
“Ky është tepër kreativ në manipulimet e tij, duhet të i’a japim hakun. Merre me mend deri me tash askujt nga ne nuk na është kujtu me i bë mallërat bashkë me shërbime e me dalë me tregu qysh kemi përparu ekonomikisht. Ai ish mundu me na tregu që eksporti i Kosovës kur t’i bëjmë bashkë mallra e shërbime është 3.8 miliardë euro.
Pyetja është athu ne të tjerët s’kemi ditë me bë këtë?
Çka bën Armendi, i merr 3 miliardë eksport të shërbimeve për me na tregu neve bilancin tregtar, a e dini se në këtë 3 milardë euro eksport të shërbimeve 2,2 miliardë euro janë shërbime të udhëtimit”, shtoi ajo. /TelegramNews/