Gjendja e rëndë ekonomike në Kosovë, pasojë e politikës qeveritare

Sektori privat është shumë para sektorit publik, por stagnimi i Kosovës është i theksuar  në raport me Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Bosnjë e Hercegovinën, ka potencuar Drejtori i Bankës për Zhvillim dhe Rindërtim Segey Maslichenko.

Drejtori i BERZH-it ka spikatur se shumica e projekteve që mbështet organizata  në Kosovë, vijnë nga sektori privat, ndërsa sektori publik që vjen nga Qeveria, ka pak projekte, edhe pse ai ka thënë se kanë bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Maslichenko ka nënvizuar  bashkëpunimin me  shumë biznese të sektorit privat në Kosovë, me prioritet në infrastrukturë dhe energjetikë, derisa me Qeverinë  bashkëpunimi lidhet me një ose dy projekte në vit, që është shumë pak krahasuar me nevojat investuese.

Drejtori i BERZH-it ka kërkuar më shumë projekte  nga cili do sektor në mënyrë që organizata të ketë arsyetime për ndarje mjetesh.

Maslichenko  ka treguar se kanë mbështetur  projekte në fushën energjetike dhe  të Telekomit.

“Nga Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor në Memorandumin e  mirëkuptimit  në Londër që ka nënshkruar  Kryeministri në shkurtin e këtij viti, janë të hapura  mundësitë për katër vitet e ardhme për investime  prej katër milionë eurosh, mjete që ndahen për përmirësimin e infrastrukturës, më shumë  në energji dhe transport” , ka  thënë për EO drejtori i Berzhit Maslichenko.

“Pra, aktualisht jemi duke zhvilluar disa projekte por duhet të presim për planin e trajtimit dhe efiçiencën energjetike të ndërtesave publike me Fondin Energjetik të Efiçiencës të Kosovës, mirëpo plani është të bëjmë më shumë projekte dhe mund të bëjmë më shumë. Këtu ka autostrada, hekurudha, kemi projekte në sektorin energjetik me KEK-un dhe Telekomin e Kosovës dhe shumë ndërmarrje publike dhe me EBRD mund të bëjmë më shumë dhe  përpiqemi të gjejmë mënyrën për ta lartësuar bashkëpunimin me Qeverinë”, ka potencuar ai.

“Kemi disa projekte dhe implementimin e tyre, një është projekti për rrugët rajonale siç është rruga për në Gjilan dhe në Ferizaj i cili veçse është duke pasur progres të ngadaltë mirëpo kemi disa vonesa në tender por është ritenderuar kohët e fundit dhe shpresojmë të shohim rrugët e liruara për qarkullim, së paku për Ferizajn deri në vitin e ardhshëm. Sa i përket hekurudhave, kemi implementuar disa projekte me Infrakos-in për disa vite. Është implementuar rreth 50 për qind…”

Qeveria  konfuze rreth zhbllokimit të CEFTA-s

Qeveria e Kosovës nuk ka qenë e qartë  nëse do ta zhbllokojë qarkullimin e mallrave  në Ballkanin Perëndimor.

Deklarimet e deri tashme  të LVV-së janë se “Kosova nuk mund të bllokohet kaq lehtë nga  Gjermania, prej nga ka dalë ideja për CEFTA-n si sponzor i projektit”.

Nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si përfaqësuese  në CEFT-s, nuk kanë folur akoma me ndonjë qëndrim të prerë, por ajo që  është dëgjuar  si jo zyrtare, ka dalë se “Qeveria po punon në këtë drejtim”.

Blerta Deliu -Kodra e PDK-së ka qenë e qartë se “Qeveria duhet ta zhbllokojë qarkullimin e mallrave në rajon dhe  nuk duhet  të jetë arrogante ndaj kërkesave gjermane, sepse realisht ka gjasa të përjashtohet  dhe  të ndodh një izolim edhe më sanksionues i Kosovës”, ka thënë ajo.

Kosova me 38% papunësi, sipas shifrës së  dalë nga diagrami i analizës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës përmes  prezantimit të Safet Gërxhaliut, të paraqitur dy ditë më parë, është buzë kolapsit ekonomik, prandaj përparësitë ekonomike duhet të shfrytëzohen për ta përballuar më lehtë krizën./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews