Abdixhiku: Vuçiqi e do një Kosovë të dobët dhe të izoluar, Albin Kurti po ia dhuron këtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dëshiron një Kosovë të dobët ekonomikisht dhe të izoluar, çka sipas tij po mundësohet nga qeverisja e Albin Kurtit.

Abdixhiku e përshkroi Vuçiqin si rrezik të madh për Kosovën dhe kritikoi marrëveshjet ushtarake të Serbisë me Francën dhe partneritetet me SHBA-në dhe Gjermaninë, duke theksuar se Kosova po përballet me sanksione dhe mungesë njohjesh.

“Po e themi më së qartë, Vuçiqi është rreziku më i madh i Kosovës, është njeri i ligë dhe është njeri i rrezikshëm. Vuçiqi e don një gjë, një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht. Vuçiqit një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht është duke ja dhuruar Albin Kurti”, ka thënë Abdixhiku në intervistë me Jeta Xharrën.

“Për 70 ditë, 13 miliardë dollarë avionët më të kërkuar ushtarak prej Francës, rezervat e litiumit me Gjermaninë, partneritet strategjik me ShBA-të për energjetik. Me ShBA-të energjetikë, me Gjermaninë minierat, me aeroplan luftarak prej Francës, çka kemi ne?
Ne kemi sanksione, kemi mungesë të njohjeve, mungesë të anëtarësimeve”, ka thënë i pari i LDK-së.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews