Fjalimi i Presidentes Osmani në West Point: Ushtarët amerikanë, simbol i lirisë për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ata si simbol të lirisë për popullin e Kosovës.

Gjatë një fjalimi në Thayer Hall të Akademisë Ushtarake West Point, Osmani theksoi rolin kyç të SHBA-së dhe ushtarëve të saj në çlirimin e Kosovës.

Ajo kujtoi ndikimin e madh që SHBA ka pasur për vendin tonë, duke nënvizuar se fëmijëria e saj u formua nga lufta dhe vuajtjet e shkaktuara nga regjimi i Millosheviqit, që rezultuan me humbjen e mijëra jetëve të civilëve.

Osmani përshkroi ushtarët amerikanë si përfaqësues të përsosmërisë dhe integritetit, duke thënë se ata për kosovarët ishin shumë më tepër se vetëm ushtarë.

“Ushtarët amerikanë për ne përfaqësonin lirinë, demokracinë, paqen dhe sigurinë. Kosova nuk e kishte njohur lirinë deri kur ushtria amerikane dhe forcat e tjera ndërkombëtare erdhën në shpëtim,” theksoi Osmani.

Ajo përshkroi skenat e festës në rrugët e Kosovës, kur flamuri amerikan valëvitej mbi një popull të çliruar, duke theksuar se kjo përvojë do të mbetet pjesë e pandashme e trashëgimisë së Kosovës.

Ky moment historik, sipas saj, shënon lidhjen e thellë mes Kosovës dhe SHBA-së, dhe është një testament i përkushtimit të SHBA-së për paqen dhe drejtësinë në botë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews