Osmani: Fehmi e Xhevë Lladrovci janë gjigandët e historisë tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Fehmi e Xhevë Lladrovci kanë qenë gardianët e përjetshëm të lirisë dhe Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate të lëshuar, Osmani duke i kujtuar dëshmorët në 26 vjetorin e tyre i ka quajtur “gjigandët e historisë tonë”.

“Sot shënojmë 26-vjetorin e rënies heroike të dy gjigantëve të historisë së kombit tonë, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë që kemi sot. Ata ranë së bashku pikërisht në këtë ditë, të bashkuar edhe në përkushtimin e palëkundur për çlirimin e Kosovës”, tha ajo.

Presidentja shtoi se Xheva dhe Fehmiu ishin më shumë se luftëtarë – simbole të shpresës dhe forcës për të gjithë ata që ëndërruan dhe dëshiruan një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

”Trashëgimia që kanë lënë pas Xheva dhe Fehmiu i tejkalon kohët. Ata kurorëzuan veprimtarinë e tyre patriotike me aktin e heroizmi të rënies në krye të betejës. Në çdo cep të Kosovës ndihet sakrifica e tyre – në lirinë që jetojmë, në shtetin që kemi ndërtuar dhe në shpresën për një të ardhme më të ndritur. Lavdi e përjetshme Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit!”, ka shkruar ajo. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews