Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas publikimit të lajmit nga Telegram News, për disa punësime nga kryetari i tanishëm Alban Hyseni, për disa familjarë të tij.
Kujtojmë se sot janë shpallur rezultatet përfundimtare të kandidatëve që kanë aplikuar për pozitat e punës: Mësimdhënës klasor, Edukatore, Lëndë mjekësore, Gjuhë angleze, Gjuhë shqipe, Kimi, Matematikë, Lëndë muzikore, Piano, Gjeografi, Histori në Gjilan, për të cilin kishte raportuar Telegram News, disa javë më parë ku pjesë e listës janë disa kandidatë, familjarë të zyrtarëve të Vetëvendosjes, tashmë të punësuar në pozita për mësimdhënës.
Sipas vendimit të siguruar nga Telegram News, kandidatët e pranuar janë persona të afërt me Alban Hysenin e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas kësaj ka reaguar ish-kryearti i kësaj komunës, Lutfi Haziri, i cili në një prononcim për Telegram News, ka thënë ajo që po ndodhë me Komunën e Gjilanit nuk është vetëm dëshpërues, por zhgënjyese deri në pafundësi nga abuzimet me punësime familjare të një grupi të VV-së.
“Ajo që po ndodhë me Komunën e Gjilanit nuk është vetëm dëshpërues, por zhgënjyese deri në pafundësi nga abuzimet me punësime familjare të një grupi të VV-së, dhe përfaqësuesve të tyre në ekzekutiv apo edhe deputet e VV-së nga Gjilani”, u shpreh Haziri për Telegram News.