Nepotizmi në Komunën e udhëhequr nga Alban Hyseni nuk ndalet. Sipas fakteve që Telegram News ka siguruar shihet se Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjilanit është kapur tashmë nga njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Telegram News.
Sot janë shpallur rezultatet përfundimtare të kandidatëve që kanë aplikuar për pozitat e punës: Mësimdhënës klasor, Edukatore, Lëndë mjekësore, Gjuhë angleze, Gjuhë shqipe, Kimi, Matematikë, Lëndë muzikore, Piano, Gjeografi, Histori në Gjilan, për të cilin kishte raportuar Telegram News, disa javë më parë ku pjesë e listës janë disa kandidatë, familjarë të zyrtarëve të Vetëvendosjes, tashmë të punësuar në pozita për mësimdhënës.
Sipas vendimit të siguruar nga Telegram News, kandidatët e pranuar janë persona të afërt me Alban Hysenin e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Valdrina Iseni, është kunata e kryetarit Alban Hyseni, e cila tashmë do të ushtrojë pozitën e edukatores.
Në listën e kandidatëve të pranuar si mësimdhënës shkollash, siç merr vesh Telegram News , figuron si e punësuar Mimoza Alidemi, e cila e është balldëska e deputetit Luan Aliu.
Vlora Nuhiu, e cila është pranuar në SHFMU ‘Selami Hallaqi” është kunata e Drejtorit të DKA’së, Shpend Nuhiut.
Kryetari mendoi për ti bërë një vend pune dhe Ajshe Berisha, gruas së fotografit të tij, Ajshe Berisha.
Në foto: Ajshe Berisha, Gent Berisha, fotografi i kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni.
Poziten e edukatores do ta ushtrojë dhe Kaltrina Ismaili, e cila siç merr vesh Telegram News, është gruaja e Visar Ismailit, njëri ndër aktivistët më të flakët të Lëvizjes Vetëvendosje, Telegram News.
Në foto: Kaltrina Ismaili, Visar Ismaili.