Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj ngjarjes së sotme në Mitrovicë, ku me armë zjarri u plagoj një person.
Bahtiri bëri të ditur se në drejtim të 40-vjeçarit janë shkrepur 6 plumba.
“Të plagosurit i uroj shërim të shpejt, ndërsa solidarizohemi me familjen e tij, dhe jemi afër tyre në këto momente të vështira. Aktet e tilla janë të turpshme dhe nuk i kontribuojnë të mirës së vendit, andaj dënoj ashpër këtë akt mizor, i cili është bërë nga persona të paguximshëm që gjuajnë prapa shpinës”, ka shkruar Bahtiri./TelegramNews./