Intervistimi i Dejona Mihalit, Haradinaj: Po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet Koordinatorja e Komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali.

I pari i AAK-së, në reagimin e tij ka thënë se “po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike”.

Derisa ka thënë se veprimet e fundit të drejtësisë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë.

“Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike. Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Sipas raportimeve Mihali do të intervistohet për dy raste të veprave të korrupsionit të nivelit të lartë në Korporatën Energjetike të Kosovës, apo siç njihet rasti i Nagip Krasniqit.

Teksa lidhur me këtë rast ka regauar edhe anëtari i Nismës,  Zafir Berisha, derisa ka ironizuar me burgun e Dubravës, duke thënë se atij duhet t`i shtohen katet.

“Komisarja politike e VV Dejona Mihali, po intervistohet sot në Prokurorinë Speciale, për korrupsion të nivelt të lartë, ku janë në pytje miliona ero. Edhe 15 kate me bë Dubravën nuk ka me zën keta hajtut ordiner, të cilën në mënyr të pamëshirshme po i vjedhin parat e qytetarëve të Kosovës”, tha Berisha.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 19.08.2024 ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Krasniqi po dyshohet se kishte filluar ta keqpërdorë detyrën zyrtare që nga 15.10.2021 deri më 19.04.2023, ditë kjo që përkon edhe me arrestimin e tij./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews