Disa aktiviste serbe në Mitrovicë hodhën lule për pjesëtarët italianë të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.
Ato iu afruan karabinierëve italianë dhe filluan t’i hedhin edhe mbi makinë, çka shkaktoi reagimin e një ushtaraku që u kërkoi të ndalonin.
Angjela Dimiq, një nga pjesëmarrëset, shpjegoi se veprimi ishte një shenjë mirënjohjeje për mbrojtjen e urës.