Ballkani Perëndimor, drejt harmonizimit legjislativ me vendet e BE-së

Për të parën herë në mandatin e ri, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, e zgjedhur në krye të këtij institucioni edhe për një mandat 5 vjeçar do t’i tubojë anëtarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel më 19 shtator me qëllim të shpalosjes së ideve dhe avancimit të legjislacionit që harmonizon politikat rajonale të Ballkanit me ato të BE-së.

Von der Leyen, edhe në mandatin e dytë do të inicojë dhe zbatojë politikat për zgjerimin e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor, disa prej të cilave kanë pengesa serioze në politikat e brendshme shtetërore për shkak të dallimeve ndëretnike.
Takimi i parë në mandatin e ri të Leyen , do të ndodh për ndarjen e gjashtë miliardë eurove të BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria , Bosnjë Hercegovina dhe Serbia.

Kosova e ka dërguar ndër të parat projektin legjislativ tek Komisioni dhe deri më tani vetëm Bosnjë dhe Hercegovina, nuk kanë mundur të dorëzojnë dokumentacionin te Komisioni i BE-së.
Kosova është nën sanksione të BE-së dhe ka humbur rreth 500 milionë euro të saj dhe nuk dihet nëse sanksionet në fuqi vlejnë edhe për këtë përfitim, sepse në raport nuk flitet as pro as kundër përfitimit duke u lidhur me sanksionet as largimin e masave.

Stagnimi i BiH ka ndodhur për shkak të problemeve të njohura deri më tani, dhe kjo është ka ndodhur nga sjellja obstruktive e Republikës Serbe duke mos u pajtuar me nivelin qendror të shtetit për asgjë.
Nëse BiH nuk përmbush kriterin e harmonizimit të politikave interne në vend, Komisioni i BE-së do të rishqyrtojë ndarjen e grantit dhe të pjesës së kredisë për këtë shtet.
Në raportin e politikave të brendshme nuk qëndrojnë më mirë as Kosova dhe Serbia të cilat kushtëzohen me përmirësim marrëdhëniesh , në mënyrë që të përfitojnë mjetet e ndara nga BE.
Në tërësi Kosova është përfituese me rreth 900 milionë prej të cilave 250 milionë eurosh do t’i merr në formë donacioni ,ndërsa pjesën tjetër në formë kredish të levërdishme.
Këto mjete do të jepen nga ky vit deri më 2027, por si kusht mbetet harmonizimi i legjislacionit të secilit shtet me legjislacionin e BE-së.
Ky hap i BE-së është një lloj ultimatumi për secilin prej këtyre shteteve që të avancojë të drejtat kushtetuese për minoritete dhe etnitete pa dallim duke përmirësuar masat e të drejtave të njeriut si prioritet për zgjerim te BE-së.
Nga 880 milionë euro Kosova do të përfitojë 250 milionë euro si gratë pa kthim, ndërsa të tjerat do t’i merr në formë kredish të buta.
Vendet përfituese detyrohen t’i kryejnë reformat legjislative e nëse kjo nuk ndodh, atëherë mjetet shkojnë për shtete të tjera, thuhet në raport.
Këto mjete jepen për ta lehtësuar integrimin për anëtarësimin e rajonit në BE dhe për të harminizuar legjislacionin e rajonit me atë të BE-së dhe projekti quhet “Plani i Rritjes”. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews