Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë.
I njëjti dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje.