Autoritetet franceze kanë parandaluar tre sulme në Lojërat Olimpike të Parisit dhe qytete të tjera që organizuan lojërat, tha prokurori kundër terrorizmit i shtetit, Olivier Christen.
Christen zbuloi se një nga sulmet kishte për qëllim “institucionet izraelite ose përfaqësuesit e Izraelit në Paris, duke shtuar se atletët izraelitë nuk ishin një objektiv i drejtpërdrejtë. Ai nuk zbuloi më detaje, transmeton Telegram News.
Gjithsej pesë persona, përfshirë një të mitur, u arrestuan nën dyshimin për përfshirje në tre komplote. Të dyshuarit përballen me akuza të lidhura me terrorizmin, dhe janë ende në paraburgim pasi hetimi vazhdon.
Në një intervistë me “franceinfo”, Christen zbuloi se një 18-vjeçar nga Çeçenia u arrestua në maj me dyshimin se ishte pas një plani për të sulmuar lojërat olimpike të futbollit të mbajtura në Saint-Etienne. /TelegramNews/