Ilir Krasniqi edhe zyrtarisht është larguar nga Llapi.
Lajmi është bërë i ditur nga skuadra nga Podujeva, përmes një komunikatë të lëshuar në rrjetet sociale.
“Klubi Futbollistik Llapi zyrtarizon marrëveshjen e arritur me klubin Kolos Kovalivka për transferimin e mbrojtësit të qendrës, Ilir Krasniqi”, shkruhet në njoftimin e tyre.
Krasniqi për më shumë se tri vite ishte pjesë e Llapit.
Në 121 paraqitje për ta në të gjitha garat, qendërmbrojtësi shënoi katër gola e dhuroi katër asistime.