Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se i kanë nënshkruar katër marrëveshje me katër komuna të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se këto marrëveshje kanë të bëjnë me banimin e përballueshëm dhe social.
Ndërkaq ministri shtoi se komunat që nënshkruan marrëveshjen janë Gjilani, Kamenica, Peja dhe Podujeva teksa shtoi se edhe 13 komuna janë në proces të nënshkrimit.
“Në shkurt të këtij viti hapëm thirrjen për aplikim për gjithë komunat e Republikës së Kosovës për banimin e përballueshëm dhe social. Dje dhe sot kemi nënshkruar tashmë marrëveshjet me 4 komuna për të nisur këtë projekt, ndërkaq edhe 13 komuna të tjera janë në proces të nënshkrimit. Deri tani kemi nënshkruar me Komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës”, shtoi Aliu.
Më tej, ministri tha se për komunat që nuk kanë aplikuar së shpejti do të hapet thirrja e dytë.
“Po ashtu, për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapim edhe thirrjen e dytë. Hap pas hapi drejt realizimit të edhe një prej zotimeve tona”, shtoi ai. /TelegramNews/