Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë

Është ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Kështu është bërë e ditur në konferencën për medie nga Prokuroria Speciale.

Në konferencë është treguar se është punuar intensivisht në këtë hetim, derisa janë përmendur edhe disa prej vështirësive, përcjell TelegramNews.

“Gjatë këtij hetimi kemi hasur në sfida duke përfshirë, vështirësi në gjurmimin e fondeve, të shpërlarjes së parave dhe përdorimin e teknologjive për përfshirjen e aktiviteteve kriminale nga ana e të akuzuarve. Aktakuza përfshinë 45 persona që kanë pasur role të ndryshme brenda këtij grupi kriminal duke filluar nga organizimi drejtimi i aktiviteteve teroriste deri te financimi dhe shpërlarja e parave.

Për 45 të pandehurit ekizston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, konkretisht vepra penale kudër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, financimi i terrorizmit dhe shpërlarjes së parave”.

Më tej, prokurori i rastit, Naim Abazi, theksoi se ndër të akuzuarit kryesor është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit, Milan Radoiçiq, i cili sipas tij, ka luajtur rol të rëndësishëm në veprimtarinë kriminale.

Derisa Abazi u bëri thirrje qytetarëve që nëse kanë informacione të tjera mbi këtë rast dhe raste të tjera, të kontaktojnë institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës./TelegramNews.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews