Në Berlin, vetëm pasi të pranohen kushtet e CEFTA-s

Kosova  është vënë nën kërcënime të reja  për largim nga  procesi i Berlinit, nëse mban qëndrime refuzuese të CEFTA-s ndaj  pranisë së mallrave të Serbisë në Kosovë.

Kjo i bie që CEFTA, po kërkon mbushjen e tregut të Kosovës me mallrat e Serbisë dhe depërtimin pa pengesë edhe të mallrave tjera nga organizata, që vinë në Kosovë përmes Serbisë.

Ferat Shala i PDK-së ka thënë se Kosova nuk duhet negociuar  pozicionin e vet në raport me lëshimin pe për mallrat e Serbisë.

“Bashkimi Evropian e di fare mirë se  si është bllokuar shteti i Kosovës nga Serbia dhe ata nuk kanë marrë veprime ta amortizojnë Serbinë nga ky  veprim. Organizata CEFTA që përbëhet nga gjashtë shtete  Kosovën e shikon  nga prizmi i lëshimit pe për mallrat e Serbisë në Kosovë, diçka që nuk duhet lëshuar pe për asgjë. Kosova duhet të jetë e barabartë me shtetet tjera në CEFTA dhe ata që flasin për këtë proces nuk duhet  të pranojnë asnjë lëshim për askënd”, ka thënë Shala.

Procesi i Berlinit që mbahet më 14 tetor në Gjermani, i ka ndarë liderët institucionalë kosovarë në ata që mendojnë se  Kosova nuk do të përjashtohet  nga Berlini edhe nëse refuzon kushtet e jashtme, dhe në ata që mendojnë se Kosova ka mundësi të mos ftohet  atje fare.

Gjermania ka premtuar skanerë me rreze x në pikat doganore kufitare me Serbinë, por që të ndodh kjo, Kosova është kushtëzuar të pranojë masat kushtëzuese  të CEFTA-s, që Kosovën e  shohin si pengesë brenda organizatës për shkak të shkeljeve procedurale ndaj  mallrave të Serbisë.

CEFTA që ndërlidhet me një lloj të   projektit të “Ballkanit të hapur”,  të cilin Kosova e ka refuzuar për shkak të inferioritetit në raport me  prodhuesit e   mëdhenj në Ballkan ku prin Serbia, tani  po shfaq shenja të presionit për ndryshime  që duhet pranuar Republika e Kosovës në stilin e nënshtrimit  nga legjislacioni deri te superioriteti i Serbisë për prani në tregun e Kosovës.

Procesi i Berlinit është një organizim shumë më i gjerë dhe nuk mund të ngushtohet në nivel të CEFTA-s por Sarrazini  ka bindjen se Kosova po e bllokon  CEFTA-n me masat që ka ndërmarr kryesisht ndaj mallrave serbe .

Megjithatë, Sarrazin  ka qenë i mendimit se Kosova nuk mund të përfaqësohet përmes UNMIK-ut dhe se ka pritur që në Berlin, pas pranimit të masave të CEFTA-s, procesi ta heq UNMIK-un i cili më nuk është autoritet adekuat në përfaqësim të shtetit të Kosovës pas një çerek shekulli të punës së shtetit të  me institucione.

Emisari Gjerman Sarrazin ka thënë se CEFTA duhet të organizohet në atë  mënyrë që nëpër mes Serbisë  të   kalojnë mallrat  pa pengesë  në Kosovë dhe për të arritur te qëllimi, ka vizituar disa herë Prishtinën nga e cila është larguar i dëshpëruar./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews