Kosova pësoi nga Rumania në ndeshjen e parë të tyre në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” u mposhtën me rezultat të thellë 3:0, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
E në lidhje me këtë ndeshje, ka folur edhe legjenda e Rumanisë, Adrian Mutu.
Ish-futbollisti i Chelseat dhe disa skuadrave tjera, është ndalur veçanërisht te përformanca e Edon Zhegrovës.
“Nuk më duket kushedi çka Zhegrova. Pos që i bën ato gjëra… Bancu e shkatërroi. Ai nuk lëvizi. Ai e lejoi të bënte ato gjëra, që nuk do të thonë asgjë në futboll. Kishte një pasqyrë pranë tij, sa bukur e godas topin me thembër”, ka deklaruar Mutu për mediat rumune.
Mutu e ka krahasur Zhegrovën edhe me lojtarin rumun që luan te Parma, Deniss Man.
Sipas tij, Man është një shkallë më lartë se Zhegrovë.
“Man ishte konkret dhe tregoi se çka duhet të bëj lojtari i krahut. Për momentin Dennis Man është një shkallë mbi Zhegrovën”, ka shtuar Mutu.
Ndryshe, Kosova zhvillon ndeshjen e radhës si mysafir i Qipros, të hënën.