​Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur këtë javë në takim të Ngarkuarën me Punë të misionit të SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në zhvillimet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkërendimit me partnerët e Kosovës me qëllim të suksesit të qëndrueshëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

Pothuajse një vit pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, presidentja Osmani theksoi se mungesa e llogaridhënies dhe drejtësisë për personat përgjegjës është në dëm të paqes e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Ajo potencoi po ashtu se ekzistimi i strukturave ilegale në veri mban peng integrimin e plotë të komunitetit serb, dhe se luftimi i strukturave ilegale është në dobi të vetë qytetarëve në atë pjesë dhe të sundimit të ligjit./Kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews