Zbulime arkeologjike në Suharekë, Çeku: I takojnë periudhës ilire-dardane

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se janë zbuluar mbetje nga periudha iliro-dardane në Suharekë.

Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka bërë të ditur se Instituti Arkeologjik i Kosovës ka gjetur kallëpe për prodhimin e stolive dhe enë që sipas tij dëshmojnë popullsinë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit.

“Zbulime të reja. Kësaj radhe në afërsi të lokalitetit arkeologjik Hisar, në Suharekë. Gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit. Një nga zbulimet më të rëndësishme është gjetja e disa kallëpeve për prodhimin e stolive, po ashtu enëve që dëshmojnë për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit”, ka shkruar Çeku.

Tutje, Çeku tha se këto gjetje do të vlejnë si dëshmi për studim të prehistorisë së Kosovës.

“Këto gjetje e bëjnë Hisarin si një arkivë kryesore për studimin e prehistorisë së Kosovës dhe të Ballkanit”, shtou Çeku. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews