Mbretëria e Bashkuar apelon të mos udhëtohet në veri shkak, dhuna dhe tensionet

Mbretëria e Bashkuar u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin udhëtimet në veri të Kosovës. Kjo është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar nga zyra e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, FCDO.

Sipas njoftimit, FCDO e ka vendosur veriun e Kosovës në pjesën e vendeve dhe destinacioneve ku nuk rekomandohet të udhëtohet nëse nuk është e domosdoshme.

Derisa qytetarëve britanik u janë dhënë edhe këshilla për sigurinë në pjesë të Kosovës.

“FCDO  këshillon që të mos udhëtohet  në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër, përveç rasteve të domosdoshme. Kjo për shkak të incidenteve të dhunshme dhe tensioneve të shtuara në këto zona. Që nga dhjetori 2022 ka pasur përplasje të dhunshme dhe incidente me granata dhe shpërthime automjetesh. Jini të kujdesshëm dhe shmangni tubimet publike, veçanërisht rreth zonës së Urës së Austerlitzit (Ura kryesore e Ibrit) që ndan Mitrovicën veriore dhe jugore”, thuhet në njoftim.

“Ju duhet t’i shmangni tubimet publike, mitingjet politike dhe protestat, kontrolloni mediat lokale, konsultohuni me recepsionet e hoteleve për këshilla, regjistrohuni për të marrë njoftime me email kur kjo këshillë përditësohet”, thuhet tutje.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews